Brigadat Al-Kasam shkatërrojnë 4 automjete ushtarake izraelite
Luftëtarët e Brigadave Al-Kasam shkatërruan 4 automjete ushtarake të regjimit sionist së bashku me një tank në Rripin e Gazës.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Brigadat Al-Kasam, dega ushtarake e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), njoftoi sot (e hënë) në një deklaratë se 4 automjete ushtarake të regjimit sionist janë shkatërruar pranë lartësive të kampin të refugjatëve "Al-Shati " dhe në lagjen Al-Shejkh Radvan me raketa Jassin 105.
Krahu ushtarak i Hamasit njoftoi gjithashtu në një deklaratë tjetër se një tank izraelit që depërtoi në jug të "Tel Al-Hawa" (në jug të Gazës) u shkatërrua duke përdorur raketa Jassin 105.
Ndërkohë, kanali informativ “Al-Aksa”, i lidhur me Rezistencën Islamike Palestineze, kishte njoftuar më herët në një raport se luftëtarët e Brigadave Al-Kasam kishin shkatërruar më shumë se 10 automjete ushtarake të regjimit sionist.
Nga ana tjetër, disa faqe në rrjetet virtuale publikuan fotografi në të cilat thuhej se 20 ushtarë izraelitë u vranë pasi u zunë në pritë nga forcat e rezistencës në Rripin e Gazës.
Të shtunën, më 15 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës filluan një operacion të befasishëm të quajtur "Stuhia Al-Aksa" nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të Tel Avivit kurse regjimit sionist, me qëllim që të hakmerret dhe të kompensojë humbjen e tij dhe të ndalojë operacionet e rezistencës, ka mbyllur të gjitha vendkalimet në Rripin e Gazës dhe po bombardon pandërprerë këtë rajon.