Rezistenca palestineze shkatërron edhe pesë tanke të tjera të ushtrisë izraelite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151080-rezistenca_palestineze_shkatërron_edhe_pesë_tanke_të_tjera_të_ushtrisë_izraelite
Brigadat Al-Kasam, dega ushtarake e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), njoftuan shkatërrimin e pesë tankeve të tjera të regjimit sionist në Rripin e Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 07, 2023 14:57 Europe/Tirane
  • Rezistenca palestineze shkatërron edhe pesë tanke të tjera të ushtrisë izraelite

Brigadat Al-Kasam, dega ushtarake e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), njoftuan shkatërrimin e pesë tankeve të tjera të regjimit sionist në Rripin e Gazës.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Brigadat Al-Kasam, krahu ushtarak i Hamasit, njoftuan në një deklaratë për media se forcat e rezistencës palestineze arritën të shkatërrojnë pesë tanke, një transportues personeli dhe një buldozer të regjimit sionist në lartësitë përreth kampit Al-Shati duke përdorur raketa Jasin 105.

Ditën e kaluar, Brigadat Al-Kasam shkatërruan të paktën shtatë tanke të regjimit sionist që po përpiqeshin të depërtonin në qytetin e Gazës.

Nga ana tjetër, lëvizja e rezistencës libaneze Hezbullah njoftoi mbrëmë duke publikuar pamje nga shkatërrimi i një kamioni të regjimit sionist në vijat kufitare të Libanit dhe Palestinës së pushtuar.

Që nga fillimi i sulmit tokësor sionist kundër Rripit të Gazës, Brigadat Al-Kasam ka njoftuar vazhdimisht se duke përdorur raketa Jasin 105, ka arritur të shkatërrojë një sërë automjetesh ushtarake të ushtrisë pushtuese që tentonin të depërtojnë në Rripin e Gazës.