Hamasi: Shtetasit e huaj sot mund të largohen nga Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151082-hamasi_shtetasit_e_huaj_sot_mund_të_largohen_nga_gaza
Lëvizja e Rezistencës Islamike e Palestinës (Hamas) u kërkoi personave që kanë pasaporta të huaja të disa vendeve që të shkojnë në vendkalimin Rafah të martën për t'u larguar nga Rripi i Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 07, 2023 15:15 Europe/Tirane
  • Hamasi: Shtetasit e huaj sot mund të largohen nga Gaza

Lëvizja e Rezistencës Islamike e Palestinës (Hamas) u kërkoi personave që kanë pasaporta të huaja të disa vendeve që të shkojnë në vendkalimin Rafah të martën për t'u larguar nga Rripi i Gazës.

Agjenci e lajmeve Tass raportoi se lëvizja Hamas e Palestinës ka njoftuar në llogarinë e saj në Facebook se shtetasit e huaj dhe shtetasit e dy shtetësi mund të largohen nga Rripi i Gazës përmes korridorit Rafah në kufirin me Egjiptin.

Në një deklaratë në llogarinë e saj në Facebook, Departamenti i Shërbimeve Kufitare të Hamasit tha në Rripin e Gazës ka deklaruar: "Ne kemi publikuar një listë të personave me pasaporta nga vendet e tjera që mund të largohen nga Rripi i Gazës përmes pikës së kontrollit Rafah më 7 nëntor".

Në këtë deklaratë thuhet: "Qytetarët e përmendur në këtë listë duhet të shkojnë në pikën kufitare të Rafahut në orët e shpallura".

Sipas këtij raporti, lista e publikuar nga Hamasi përfshin shtetas britanikë, kanadezë, moldavë, rumunë, ukrainas, filipinas, francezë dhe gjermanë.

Agjencia e lajmeve TASS tha se nuk ka asnjë shtetas rus në këtë listë.

Më 2 nëntor, Agjencia e Shërbimeve Kufitare të Hamasit publikoi një listë me 596 shtetas të huaj dhe shtetas të dyfishtë, përfshirë 400 shtetas amerikanë, të cilët mund të largoheshin nga Rripi i Gazës. Gjithashtu, janë përmendur edhe shtetasit e Belgjikës, Bahrejnit dhe Holandës, si dhe shtetasit e Azerbajxhanit, Hungarisë, Zvicrës dhe Koresë së Jugut.

Më parë, agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një burim, raportoi se Hamasi, Izraeli dhe Egjipti arritën një marrëveshje me ndërmjetësimin e Katarit dhe koordinimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që lejon të huajt dhe të plagosurit rëndë të largohen nga Rripi i Gazës.

Më herët, burime mediatike nga Kajro raportuan se Ministria e Punëve të Jashtme të Egjiptit publikoi një deklaratë në lidhje me lëvizjet e vendit për evakuimin e rreth 7000 shtetasve të huajve nga Rripi i Gazës.

Kanali televizic CNN, bazuar në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Egjiptit, njoftoi se vendi po përgatitet të lehtësojë evakuimin e afro 7000 shtetasve të huaj nga më shumë se 60 vende në Rripin e Gazës përmes kalimit Rafah.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, kjo deklaratë është publikuar pas takimit të zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme të Egjiptit, ambasadorëve dhe përfaqësuesve të tjerë të vendeve të huaja në Kajro.

Sipas zyrtarëve egjiptianë, plani për largimin e shtetasve të huaj nga Gaza do të realizohet bazuar në rregulloret dhe ligjet egjiptiane dhe rolin e çdo vendi të huaj në pranimin e shtetasve të tij përmes kalimit Rafah.