Sulm me dron në bazën amerikane në Sirinë verilindore
Rezistenca Islamike e Irakut njoftoi se baza amerikane në verilindje të Sirisë ishte sërish shënjestër e një sulmi me dron.
Sot në mbrëmje (e mërkurë), ata raportuan për një sulm me dron në bazën amerikane në jug të provincës Al-Hasake në Sirinë Verilindore.
Kanali Saberin News raportoi se baza amerikane në qytetin Al-Shadadi është sulmuar dy herë sot.
Pak çaste pas këtij raporti, rezistenca islamike e Irakut mori përgjegjësinë për këtë operacion dhe njoftoi se dronët e gjuajtur në bazën amerikane goditën drejtpërdrejt objektivat e synuara.
Grupet e rezistencës me bazë në Irak filluan sulmet ndaj bazave amerikane në përgjigje të sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe bombardimeve të zonave të banuara dhe vrasjes së civilëve palestinezë, dhe në mbështetje të rezistencës palestineze që në ditët e para të operacionit Stuhia Al-Aksa.
Gjatë ditëve të fundit, rezistenca islamike e Irakut ka vënë në shënjestër me dronë dhe raketa pozicionet e forcave amerikane në bazën "Harir" (Iraku verior), bazën "Ain al-Asad" (Iraku perëndimor) dhe bazat amerikane në Siri.