Shkëmbim zjarri mes regjimit sionist dhe Hezbullahut të Libanit
Kufijtë e Libanit vazhdojnë të jenë arenë e luftimeve sporadike mes luftëtarëve të rezistencës libaneze dhe ushtrisë sioniste.
Kanali televiziv Al-Manar njoftoi se forcat e Hezbullahu të Libanit kanë sulmuar një sërë pozicionesh të ushtrisë sioniste në veri të Palestinës së pushtuar dhe në kundërpërgjigje të këtyre sulmeve, regjimit sionist bombardoi nga ajri disa zona në jug të Libanit.
Sipas këtij raporti, rezistenca islamike e Libanit ka sulmuar zonën përreth kazermës Dufif që ndodhet në kufirin mes Libanit dhe Palestinës së pushtuar.
Sipas raporteve të mediave sioniste, forcat libaneze të Hezbullahut shënjestruan zonën Admit me një raketë kundër mjeteve të blinduara.
Nga ana tjetër, regjimi sionist goditi me sulme ajrore dhe artilerie qytetet Jarin, Al-Bastan, Al-Labuna, Bejt Leif, Aitron, Marxha'ijun, Al-Maxhidijeh dhe Bastara në jug të Libanit.
Deri më tani nuk ka asnjë raport për viktima nga luftimet në veri të Palestinës së pushtuar.
Ditët e fundit, pas krimeve të tmerrshme të kryera nga regjimi sionist kundër Rripit të Gazës dhe vrasjes së një numri të madh palestinezësh në këtë rajon, Rezistenca Islamike e Libanit (Hezbullah) ka vënë në shënjestër pozicionet ushtarake të regjimit pushtues sionist në veri të territoreve të pushtuara, gjë që ka shkaktuar frikë tek kolonët sionistë në këto zona.