Sulm me raketa të Hezbullahut në bazën e ushtrisë sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151222-sulm_me_raketa_të_hezbullahut_në_bazën_e_ushtrisë_sioniste
Hezbullahu i Libanit njoftoi se kishte gjuajtur një raketë në bazën ushtarake të regjimit sionist në Palestinën veriore të pushtuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 10, 2023 13:31 Europe/Tirane
  • Sulm me raketa të Hezbullahut në bazën e ushtrisë sioniste

Hezbullahu i Libanit njoftoi se kishte gjuajtur një raketë në bazën ushtarake të regjimit sionist në Palestinën veriore të pushtuar.

Kanali informativ Al-Mayadeen njoftoi se në të njëjtën kohë kur regjimi sionist sulmoi spitalet në Rripin e Gazës, forcat e Hezbullahut të Libanit në një deklaratë njoftuan se kanë sulmuar me raketa bazën "Al-Asi" të regjimit pushtues sionist.

Në deklaratën e Hezbullahut thuhej se në këtë sulm, është goditur lokacioni i ushtrisë së regjimit sionist me raketa të dirigjuara dhe ky sulm ka rezultuar me vrasje në radhët e forcave të regjimit izraelit.

Në lidhje me këtë, mediat sioniste raportuan gjithashtu se nga Libani janë lëshuar disa raketa kundër mjeteve të blinduara drejt zonës “Tel Ramim” në veri të Palestinës së pushtuar.

Sipas këtij raporti, edhe ushtria izraelite ka kryer sulme artilerie në zonat kufitare të Libanit.

Ditët e fundit, Hezbullahu i Libanit ka vënë në shënjestër pozicionet ushtarake të regjimit pushtues sionist në veri të territoreve të pushtuara, pas krimeve të tmerrshme të kryera nga regjimi sionist në Rripin e Gazës dhe vrasjes së një numri të madh palestinezësh në këtë rajon, gjë që ka shkaktuar frikë te sionistët që jetojnë në këto zona.

Të shtunën, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës filluan një operacion të befasishëm të quajtur "Stuhia Al-Aksa" nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të Tel Avivit dhe regjimi sionist në shenjë hakmarrje mbylli të gjitha vendkalimet e Rripit të Gazës dhe për të kompensuar disfatën e vet dhe për të ndalur operacionet e rezistencës palestineze po bombardon këtë rajon në mënyrë të egër.