Hezbullahu: Luftëtarët e Rripit të Gazës përcaktojnë të ardhmen
Kreu i këshillit ekzekutiv të Hezbullahut të Libanit theksoi: "Forca e rezistencës është më e madhe se më parë dhe luftëtarët e Rripit të Gazës do të përcaktojnë të ardhmen e këtij rajoni".
Kanali televiziv Al-Mayadeen njoftoi se Hashem Safiuddin, kreu i këshillit ekzekutiv të Hezbullahut të Libanit, deklaroi: "Ne ende i përmbahemi ekuacionit të përballjes me regjimin sionist dhe se rezistenca vazhdon. Armët ende janë në duart tona për të luftuar kundër armikut sionist”.
Hashem Safiuddin deklaroi: "Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës thekson faktin se ne nuk mund të mbështetemi në asnjë fuqi në botë, sepse jemi përballë një armiku që nuk i përmbahet asnjë vlere njerëzore dhe juridike".
Kreu i këshillit ekzekutiv të Hezbullahut të Libanit vuri në dukje faktin se armiku sionist, nën petkun politik të Amerikës, vazhdon agresionin dhe vrasjet e tij duke sulmuar dhe bombarduar gjithçka në Rripin e Gazës dhe theksoi: Siguria ndërtohet me armët, gjakun dhe fuqinë tonë".
Hashem Safiuddin tha: "Armiku sionist nuk kursen asnjë përpjekje për të shkatërruar Libanin dhe për t'u hakmarrë ndaj tij, por ai është tërhequr për shkak të ekuacioneve të forcës së rezistencës së Libanit".
Ky zyrtar i Hezbullahut deklaroi: "Nëse armiku sionist mendon se ka fuqi të shkatërrojë Hamasin apo grupet e tjera të rezistencës, ai është në iluzion, sepse prania dhe fuqia e rezistencës është më e madhe dhe më e gjerë se më parë".
Hashem Safiuddin theksoi: "Ndërtesat dhe spitalet do të ndërtohen edhe më të mira se më parë dhe rezistenca do të jetë më e fortë, sepse është një rezistencë e vërtetë".
Kreu i këshillit ekzekutiv të Hezbullahut në Liban tha: "Luftëtarët heroikë të Rripit të Gazës do të ndërtojnë të ardhmen, ata do të sulmojnë tanket e armikut sionist me armë të vogla dhe do ta përcaktojnë të ardhmen në favor të tyre".
Të shtunën, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës filluan një operacion befasues të quajtur "Stuhia Al-Aksa" nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të Tel Avivit dhe regjimi sionist për t'u hakmarrë dhe për të kompensuar disfatën e vet dhe për të ndalur operacionet e rezistencës, ka mbyllur të gjitha vendkalimet e Rripit të Gazës dhe po bombardon këtë rajon pa ndërprerë.