Sulmet e Hezbollahut në frontin verior vazhdojnë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151356-sulmet_e_hezbollahut_në_frontin_verior_vazhdojnë
Rezistenca Libaneze goditi me predhat dhe raketat e saj disa objektiva izraelite në veri të Palestinës së pushtuar, duke i shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë së regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 12, 2023 16:34 Europe/Tirane
  • Sulmet e Hezbollahut në frontin verior vazhdojnë

Rezistenca Libaneze goditi me predhat dhe raketat e saj disa objektiva izraelite në veri të Palestinës së pushtuar, duke i shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë së regjimit sionist.

Mediat izraelite raportuan disa shpërthime të forta në vendbanimin izraelit Kiryat Shmona, që ndodhet në veri të Palestinës së pushtuar.

Raketat e lëshuara nga Libani goditën objektivat e tyre në vendbanimin izraelit duke shkaktuar shpërthime të forta. Mediat libaneze raportuan se të paktën 15 ushtarë izraelitë u vranë ose u plagosën në sulmin me raketa nga Hezbollahu. Sipas njoftimit për shtyp të Hezbollahut, luftëtarët e Rezistencës Libaneze shënjestruan, të dielën, më 12 nëntor, me raketa precize një kolonë logjistike që i përkiste ushtrisë pushtuese, e cila po përgatitej të instalonte shtylla transmetimi dhe pajisje për dëgjim dhe spiunim në një vend të ri grumbullimi të forcave të ushtrisë izraelite.

Mediat izraelite e përshkruan sulmin e Hezbollahut libanez si "të dhimbshëm".