Konfirmohet vrasja e 10 ushtarëve izraelitë në sulmet e Hezbollahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151358-konfirmohet_vrasja_e_10_ushtarëve_izraelitë_në_sulmet_e_hezbollahut
Kanali 12 i regjimit sionist raportoi se tetë ushtarë dhe dy oficerë izraelitë u vranë në sulmet me raketa të Hezbollahut të Libanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 12, 2023 16:35 Europe/Tirane
  • Konfirmohet vrasja e 10 ushtarëve izraelitë në sulmet e Hezbollahut

Kanali 12 i regjimit sionist raportoi se tetë ushtarë dhe dy oficerë izraelitë u vranë në sulmet me raketa të Hezbollahut të Libanit.

Faqja libaneze “Al-Ahed” citoi burime të lajmeve të regjimit sionist dhe raportoi se 15 ushtarë sionistë janë vrarë dhe plagosur gjatë operacionit të forcave të Hezbollahut kundër bazës ushtarake Dufif.

Hezbollahu e shënjestroi selinë e shtabit komandues të kësaj baze me raketa të dirigjuara.

Kanali 12 i regjimit sionist konfirmoi këtë lajm dhe raportoi se tetë ushtarë dhe dy oficerë tanë u vranë nga ushtarët e Nasrallahut dhe një numër të tjerë u plagosën.

Zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist, Daniel Hagari, ka pranuar mbrëmë vdekjen e 365 oficerëve dhe ushtarëve të këtij regjimi në luftën e Gazës.

Zëdhënësi i ushtrisë sioniste tha gjithashtu: “Na duhet më shumë kohë për të kryer operacione ushtarake në veri dhe jug të Rripit të Gazës”.