Konfirmohet vrasja e 10 ushtarëve izraelitë në sulmet e Hezbollahut
Kanali 12 i regjimit sionist raportoi se tetë ushtarë dhe dy oficerë izraelitë u vranë në sulmet me raketa të Hezbollahut të Libanit.
Faqja libaneze “Al-Ahed” citoi burime të lajmeve të regjimit sionist dhe raportoi se 15 ushtarë sionistë janë vrarë dhe plagosur gjatë operacionit të forcave të Hezbollahut kundër bazës ushtarake Dufif.
Hezbollahu e shënjestroi selinë e shtabit komandues të kësaj baze me raketa të dirigjuara.
Kanali 12 i regjimit sionist konfirmoi këtë lajm dhe raportoi se tetë ushtarë dhe dy oficerë tanë u vranë nga ushtarët e Nasrallahut dhe një numër të tjerë u plagosën.
Zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist, Daniel Hagari, ka pranuar mbrëmë vdekjen e 365 oficerëve dhe ushtarëve të këtij regjimi në luftën e Gazës.
Zëdhënësi i ushtrisë sioniste tha gjithashtu: “Na duhet më shumë kohë për të kryer operacione ushtarake në veri dhe jug të Rripit të Gazës”.