Pse Irani kundërshton ekzistencën e Izraelit?
Motahari thotë: "Siç ka thënë Abdurrahman Faramarzi (themeluesi i gazetës "Kejhan" në kohën e regjimit Pahlavi), këtë Izrael të cilin e njoh unë, nesër do të pretendojë për të marrë edhe Shirazin, duke thënë se poetët tuaj (iranianë) gjithnjë në poezitë e tyre qytetin e Shirazit e kanë quajtur me emrin "Mbretëria e Sulejmanit"".
Agjencia e lajmeve Fars në një analizë të saj ka trajtuar arsyet dhe shkaqet në bazë të të cilave Irani e kundërshton ekzistencën e Izraelit. Fars analizën e vet e fillon me këtë fjali se gjithnjë shtrohet për diskutim kjo dilemë se për çfarë arsye Irani nuk e njeh zyrtarisht ekzistencën e Izraelit?
Në vazhdim shkruan:
Ekzistojnë arsye dhe shkaqe të shumta për këtë qëndrim politik të Iranit. Këtyre arsyeve dhe shkaqeve i janë përgjigjur autoritetet iraniane nga aspekti njerëzor, nga aspekti i bindjeve fetare dhe nga aspekti strategjik. Mirëpo qarqet armiqësore dhe opozitare jashtë Iranit tani kanë shkuar edhe një hap më mbrapa nga aspekti historik duke trajtuar këtë dilemë se pse Irani dhe Izraeli që nga fillimi i Revolucionit Islamik në vitin 1979, janë bërë armiq të njëri-tjetrit dhe tani është bërë e nevojshme të krijohet një front i rezistencës përball regjimit sionist?
- Herezi e rrezikshme!
Projekti "Izraeli" ishte një herezi e rrezikshme në botën bashkëkohore. Aktualisht, shtetet perëndimore po protestojnë pse Rusia ka aneksuar pjesë të Ukrainës në territorin e saj dhe ato këtë aneksim e quajnë "pushtim" nga ana e Rusisë.
Por në realitet, rusët nuk kanë bërë asgjë të re. Shtatëdhjetë e pesë (75) vjet më parë, me votën pozitive të shteteve perëndimore, u formua një shtet i rremë (Izraeli) brenda një vendi me kufi të vërtetë historik (Palestinë). Ishte herezia e projektit të quajtur "Izrael" që hapi rrugën për aneksimin e pjesëve të territorit të Ukrainës në territorin e Rusisë. Në bazë të këtij rregulli, shtetet që njohën ekzistencën e regjimit sionist, tani nuk mund ta kundërshtojnë këtë veprim të Rusisë.
Protestuesit kundër rusëve duhet së pari të sqarojnë pozicionin e tyre me një ekzistencë improvizuese të quajtur "Izrael", pastaj të flasin për pushtimin e Ukrainës. Nëse kriza palestineze nuk zgjidhet, herezia e pushtimit territorial dhe aneksimi i territoreve të një vendi nga një vend tjetër mund të ndodhë në çdo rajon të botës.
Por cila ishte historia e Palestinës? Ata e pushtuan tokën e këtij vendi islamik si në luftërat e kohëve të lashta në vitin 1917 dhe e ndryshuan atë në një shtet hebre në vitin 1948. Ata me forcën e armëve pushtuan qytetet dhe shtëpitë e palestinezëve, banorët e Palestinës ose u vranë dhe u masakruan ose u dëbuan me dhunë nga vendbanimet e tyre dhe më në fund pushtuesit vetë u vendosën në këtë vend!
Ata nuk kursyen as emrat e qyteteve dhe vendbanimeve, për shembull emrin e qytetit Bejtul-Mokades e ndryshuan në Jerusalem.
Pas pushtimit të Golanit të Sirisë në vitin 1967, "Moshe Dayan" dihet se ka deklaruar: "Brezi i mëparshëm themeloi Izraelin në kufijtë e tij të vitit 1948, ne themeluam Izraelin në kufijtë e vitit 1967 dhe ju duhet të krijoni një Izrael të madh nga Nili deri në Eufrat".
Banorët autokton të Palestinës aktualisht ose janë të zhvendosur në vende të tjera ose po punojnë për të njëjtët pushtues për të siguruar nevojat e tyre të përditshme! Ata që duan lirinë nga pushtuesit sionistët, ose janë të persekutuar dhe torturuar ose masakruar, si ajo që po ndodh sot në zonën e rrethuar të Rripit të Gazës. Këto ngjarje ndodhin në një rajon, distanca e të cilit nga kufijtë e Iranit është pothuajse e njëjtë me distancën mes qyteteve Teheran – Mashhad të Iranit.
- Kozmopolitanizmi i rrezikshëm sionist
Kozmopolitanizmi që sionistët si grupi terrorist ISIS kanë përcaktuar për veten e tyre, është shumë më i rrezikshëm sesa veprimet që ata kanë kryer deri më tani. Kozmopolitanizmi i grupit terrorist ISIS ishte kjo që ata synonin të ringjallnin territoret gjeografike të kalifatit Beni Emevit gjatë epokës sundimit të familjes Marvaniane si periudha më e gjerë e kalifatit arab. Irani dhe vende të tjera të rajonit si Iraku dhe madje edhe Spanja konsideroheshin gjithashtu si provinca të këtij kalifati.
Por kjo politikë e grupit terrorist ISIS nuk pati sukses për shkak të ekzistencës së boshtit të rezistencës. Sejed Hasan Nasrullah në prill të vitit 2016, duke krahasuar projektin e Ditës së Nekbat-it të Izraelit (përvjetorit të formimit të regjimit pushtues sionist në vitin 1948) me ditën e Nekbat-it të ISIS (formimin i regjimit terrorist të ISIS në vitin 2014), deklaroi: "Ashtu sikur që Britania solli grupet terroriste sioniste në rajon dhe krijoi një Nekbat (tragjedi dhe mjerim) në Palestinë, tani Amerika dhe aleatët e saj rajonalë kanë sjellë në rajon grupe terroriste, takfiriste dhe barbare për të kërcënuar frymën dhe vullnetin dhe titullin e rezistencës dhe qasjet e rezistencës në mesin e shteteve, popujve, partive dhe lëvizjeve tona".
Sejed Hasan Nasrullah tha: "Ekzistojnë shumë dallime midis Nekbat-it të vitit 1948 dhe Nekbat-it që ata dëshirojnë të sjellin mbi ne si një të keqe gjithëpërfshirëse. Dallimi kryesor qëndron këtu se tani gratë dhe burrat... dhe lëvizje të ndryshme ekzistojnë dhe veprojnë në rajon kundër politikave të tyre. Është e sigurt se ata do të pengojë projektin e Amerikës duke përmbysur e shkatërruar të gjitha mjetet e tij. Ata (lëvizjet e rezistencës) nuk dëshirojnë që ky projekt të jetë i suksesshëm si projekti britanik [për të formuar regjimin sionist] dhe të jenë në gjendje të dominojnë mjetet e tyre në Palestinë dhe në rajon”.
Kozmopolitanizmi i sionistëve është saktësisht i njëjtë me kozmopolitizmin e grupit terrorist ISIS. "Nga Nili deri në Eufrat", do të thotë formimi i një shteti të gjerë nga Deti Mesdhe deri në Gjirin Persik. Dihet se "Moshe Dayan", gjenerali sionist me një sy, pas pushtimit të Lartësive të Golanit të Sirisë nga ushtria izraelite në vitin 1967, deklaroi: "Gjenerata e mëparshme e themeloi Izraelin në kufijtë e tij të vitit 1948, ne e krijuam Izraelin në kufijtë e vitit 1967, ndërsa ju duhet të krijoni një Izrael të madh nga Nili deri në Eufrat".
Sionistët tani po fshehin deklaratat që i atribuohen Moshe Dayan, por ky pretendim territorial është shprehur në mënyra të ndryshme gjatë viteve të fundit. Eliazer Milamid ishte një rabin radikal sionist në korrik të vitit 2023, gjatë ligjëratave të tij javore të mësimit, foli për domosdoshmërinë e formimit të kufijve të regjimit izraelit të gjerë nga lumi Nil në Egjipt deri në lumin Eufrat në Irak. Ky rabin deklaroi: "Derisa të mos ketë numë të mjaftueshëm të hebrenjve në territorin e Izraelit, armiqtë tanë do të vazhdojnë të jenë këtu. Ne akoma kemi në dispozicion vetëm zonën rreth lumit Jordan, ndërsa kufijtë e Izraelit duhet të jenë nga Nili deri në Eufrat".
Mendimtari i madh iranian Morteza Motahari në librin e tij "Epopeja Husejnite" ka transmetuar një thënie interesante në lidhje me regjimin sionist dhe ka thënë: "Sipas Abdurrahman Faramarzi [themeluesi i gazetës "Kejhan" gjatë epokës së regjimit Pahlavi], ky Izrael që unë e njoh, nesër do të pretendojë të marrë edhe Shirazin! Ai thotë se poetët tuaj gjithmonë në poezitë e tyre e quajnë qytetin e Shirazit me emrin "Mbretëria e Sulejmanit"! Pastaj, ju sa do që të shpjegoni dhe t'u thoni atyre se o zotëri, kjo është vetëm një analogji dhe krahasim. Ata përsëri thonë: "a dëshironi një dokument më të mirë se ky?!" A nuk pretendojnë sionistët ta marrin Hajberin, i cili është një qytet afër Medinës? A nuk i propozoi presidenti amerikan Ruzvelt mbretit të atëhershëm të Arabisë Saudite që t'ua shesin këtë qytet sionistëve? A nuk pretendojnë ata të marrin Irakun dhe tokat tuaja të shenjta?".