Hezbollahu shënjestroi 3 baza të tjera sioniste
Hezbollahu i Libanit të mërkurën në mbrëmje në një deklaratë njoftoi se ka vënë në shënjestër tre baza që u përkasin forcave okupuese sioniste për të mbështetur rezistencën palestineze në Rripin e Gazës.
Sipas IRNA, në deklaratën e parë të Hezbollahut, thuhet se Forcat e Rezistencës Islamike të Libanit kanë shkaktuar viktima të shumta në forcat pushtuese sioniste duke shënjestruar të mërkurën bazën “Umeem”.
Në deklaratën e dytë të Hezbollahut, e cila u publikua mbrëmjen e sotme, thuhet se baza sioniste “Raisat Alam” në veri të Palestinës së pushtuar është shënjestruar me armë të përshtatshme.
Hezbollahu bëri të ditur se këtë mbrëmje ka vënë në shënjestër me raketa edhe bazën sioniste të njohur si “Baraka Risha”.
Hezbollahu i Libanit njoftoi se objektivat e vendosura në këtë sulm ishin shënjestruar saktësisht dhe drejtpërdrejt.
Në lidhje me këtë, Al Jazeera njoftoi se 2 raketa të dirigjuara goditën pozicionin ushtarak të regjimit sionist Roysat Alam në zonën Talal Kafr Shoba.
Kanali 12 i regjimit sionist raportoi se një raketë e Hezbollahut goditi bazën e ushtrisë sioniste në Galile. Sipas raportimit të këtij rrjeti, ky ishte sulmi i katërt në bazën në fjalë gjatë ditës së sotme.