Rezistenca irakiane sulmon bazën amerikane Harir
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151700-rezistenca_irakiane_sulmon_bazën_amerikane_harir
Rezistenca Islamike e Irakut lëshoi ​​një deklaratë dhe njoftoi se me një dron ka vënë në shënjestër bazën Harir që i përket forcave pushtuese amerikane në Erbil, që ndodhet në veri të Irakut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 19, 2023 09:36 Europe/Tirane
  • Rezistenca irakiane sulmon bazën amerikane Harir

Rezistenca Islamike e Irakut lëshoi ​​një deklaratë dhe njoftoi se me një dron ka vënë në shënjestër bazën Harir që i përket forcave pushtuese amerikane në Erbil, që ndodhet në veri të Irakut.

Sipas Isna, në deklaratën e Rezistencës Islamike të Irakut thuhet: Në përgjigje të krimeve të kryera nga armiku kundër kombit palestinez në Gaza, luftëtarët e rezistencës islame në Irak shënjestruan me një dron bazën e pushtuesve amerikan në rajonin Harir në veri të Irakut. Këta dronë arritën të godasin drejtpërdrejt objektivin. Ky është sulmi i katërt në orët e fundit në bazat e pushtuesve amerikan në Siri dhe Irak. Më herët, rezistenca islamike e Irakut njoftoi për sulme të veçanta me dronë në bazën amerikane Al-Tanf në kufirin e Sirisë, Jordanisë dhe Irakut dhe një sulm me raketa në vendndodhjen e ushtrisë amerikane në fushën e gazit Koniko në Deir Ezzor që ndodhet në lindje të Sirisë. Bazat amerikane në Siri dhe Irak gjatë javëve të fundit janë sulmuar disa herë nga raketat dhe dronët e rezistencës islamike irakiane. Rezistenca Islamike e Irakut kishte njoftuar se do të intensifikonte sulmet ndaj bazave të Uashingtonit në rajon për të mbështetur kombin palestinez dhe për shkak të përfshirjes së Amerikës në vrasjen dhe krimet kundër palestinezëve.