Operacioni i Hezbullahut kundër forcave të regjimit sionist
Shkëmbimet e zjarrit kanë rifilluar në jug të Libanit dhe në veri të Palestinës së pushtuar pas përfundimit të armëpushimit të përkohshëm në Rripin e Gazës.
Në të njëjtën kohë kur pushtuesit filluan të sulmojnë zona të ndryshme në Rripin e Gazës, mediat sioniste raportuan për sulme të reja me raketa të forcave libaneze të rezistencës ndaj pozicioneve të ushtrisë së regjimit sionist. Rezistenca Islamike Libaneze të premten njoftoi se një grup ushtarësh sionistë u sulmuan në veri të Palestinës së pushtuar në mbështetje të popullit të Gazës. Rezistenca Islamike e Libanit njoftoi se, në mbështetje të popullit të Gazës dhe forcave palestineze të rezistencës, të premten në mbrëmje, një grup ushtarësh sionistë u sulmuan me armë rreth pikës ushtarake Xhelul Alam. Regjimi sionist me një sulm artilerie vuri në shënjestër rajonin "Al-Labuneh" në jug të Libanit dhe gjithashtu rajonin "Hamoul" në lindje të zonës "Al-Labuneh".