11 sionistë u plagosën në sulmin me raketa të Hezbollahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i152304-11_sionistë_u_plagosën_në_sulmin_me_raketa_të_hezbollahut
Në sulmin e sotëm me raketa të rezistencës libaneze në Galileun verior, 11 sionistë u plagosën, mes tyre 8 ushtarë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 03, 2023 16:48 Europe/Tirane
  • 11 sionistë u plagosën në sulmin me raketa të Hezbollahut

Në sulmin e sotëm me raketa të rezistencës libaneze në Galileun verior, 11 sionistë u plagosën, mes tyre 8 ushtarë.

Sipas IRNA, radioja e ushtrisë izraelite njoftoi se në sulmin me raketa të Hezbollahut në qytetin Beit Halil në Galileun verior, 11 sionistë u plagosën, mes tyre 8 ushtarë. Gjithashtu, Brigadat Al-Kasam dega ushtarake të Hamasit njoftuan në një deklaratë se luftëtarët e këtyre brigadave shpërthyen disa mina në lindje të Khan Yunisit kur aty ishin të pranishëm 8 ushtarë izraelitë duke i vrarë ata. Me përfundimin e armëpushimit të përkohshëm, ushtria e regjimit sionist ka rifilluar sulmet e saj në Gaza në kërkim të një rezultati real dhe një arritjeje objektive në mënyrë që lufta e vitit 2023 në Gaza të mos ketë një fund të hidhur, por realiteti këtë herë po i jep një shuplakë dhe ndoshta do të godasë më rëndë Netanyahun dhe Izraelin.