Një bazë sioniste vihet në shënjestër të Hezbullahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i152484-një_bazë_sioniste_vihet_në_shënjestër_të_hezbullahut
Lëvizja e Rezistencës Islamike Libaneze ka vënë në shënjestër bazën ushtarake të regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 09, 2023 07:33 Europe/Tirane
  • Një bazë sioniste vihet në shënjestër të Hezbullahut

Lëvizja e Rezistencës Islamike Libaneze ka vënë në shënjestër bazën ushtarake të regjimit sionist.

Sipas Al Jazeera, Hezbullahu i Libanit në një deklaratë njoftoi se kishte shënjestruar bazën Ramiyah të regjimit sionist.

Sipas këtij raporti, kjo bazë është sulmuar drejtpërdrejt dhe gjatë saj janë vrarë disa ushtarë të regjimit sionist dhe shumë të tjerë janë plagosur. Nga ana tjetër, në të njëjtën kohë me sulmet e Hezbullahut të Libanit, sirenat e alarmit kanë rënë në bazën Malkiyeh të Izraelit pranë kufirit me Libanin. Sipas këtij raporti, regjimi sionist bombardoi dy herë rreth fshatit “Eita al-Shaab” në pjesën qendrore të Libanit. Lëvizja libaneze Hezbullah të premten gjithashtu konfirmoi martirizimin e tre anëtarëve të saj. Hezbullahu gjithashtu njoftoi se dje ka shënjestruar 6 pozicione dhe baza ushtarake të regjimit sionist, duke përfshirë edhe bazën Al-Abad. Ditët e fundit, pas krimeve të tmerrshme të regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe në mbështetje të popullit të këtij rajoni, Hezbullahu libanez ka vënë në shënjestër pozicionet ushtarake të këtij regjimi në veri të territoreve të pushtuara.