Sulmohet baza ushtarake amerikane Ain al-Asad në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i152764-sulmohet_baza_ushtarake_amerikane_ain_al_asad_në_irak
Rezistenca Islamike e Irakut njoftoi se ka vënë në shënjestër bazën ushtarake amerikane Ain al-Asad në Irak, në përgjigje të krimeve kundër palestinezëve në Gaza.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 15, 2023 09:09 Europe/Tirane
  • Sulmohet baza ushtarake amerikane Ain al-Asad në Irak

Rezistenca Islamike e Irakut njoftoi se ka vënë në shënjestër bazën ushtarake amerikane Ain al-Asad në Irak, në përgjigje të krimeve kundër palestinezëve në Gaza.

Sipas kanalit Telegram Sabrin News, ky sulm është kryer mëngjesin e së premtes nga një dron dhe është raportuar tym i madh mbi qiellin e bazës Ain al-Assad. Nuk ka ende raportime për viktima dhe dëme të mundshme nga këto sulme dhe shpërthime. Në ditët e fundit, bazat ushtarake amerikane në Irak dhe Siri kanë qenë objektiv i sulmeve me dronë, raketa dhe predha nga Rezistenca Islamike e Irakut. Pas krimeve dhe sulmeve barbare të regjimit izraelit kundër popullit të shtypur të Palestinës, veçanërisht Gazës dhe mbështetjes së Uashingtonit për këto sulme, rezistenca islamike e Irakut paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se do të sulmonte bazat e vendit në rajon.