Martirizohen 100 palestinezë në sulmet e regjimit sionist në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i152960-martirizohen_100_palestinezë_në_sulmet_e_regjimit_sionist_në_gaza
Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza të mërkurën tha se 100 palestinezë ranë dëshmorë gjatë sulmeve të regjimit sionist në këtë rajon.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 20, 2023 04:33 Europe/Tirane
  • Martirizohen 100 palestinezë në sulmet e regjimit sionist në Gaza

Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza të mërkurën tha se 100 palestinezë ranë dëshmorë gjatë sulmeve të regjimit sionist në këtë rajon.

Sipas agjencisë së lajmeve Sama në Palestinë, Ashraf al-Qadara tha: Regjimi pushtues gjatë gjithë orëve të së martës kreu masakra të njëpasnjëshme në të gjitha zonat e Gazës. Ai shtoi: Të paktën 100 palestinezë ranë dëshmorë në sulmet sioniste të martën dhe qindra të tjerë u plagosën në bombardimet e Rripit të Gazës. Ministria e Shëndetësisë e Rripit të Gazës njoftoi se që nga 7 tetori numri i dëshmorëve të agresionit të regjimit sionist në Rripin e Gazës është rritur në 20 mijë dhe numri i të plagosurve është rritur në 52286. al-Qadara vuri në dukje se: Gjatë orëve të kaluara në spitale janë shtruar 151 dëshmorë dhe 313 të plagosur, shumica prej tyre për shkak të masakrës së forcave pushtuese në Jabalia, ndërsa një numër i madh viktimash janë ende nën rrënoja dhe në rrugë. Një lajm tjetër është se sionistët ekzekutuan më shumë se 13 anëtarë të një familjeje, para fëmijëve dhe grave në veri të Gazës. Sipas Al-Mayadeen, burime nga terreni në Gaza konfirmuan se forcat okupatore sioniste ekzekutuan më shumë se 13 anëtarë të një familjeje në shtëpinë e familjes Annan para fëmijëve dhe grave në veri të Gazës. Familja e Annanit gjithashtu kërkoi nga të gjitha organizatat ndërkombëtare në kullën al-Jalaa në qendër të qytetit të Gazës që t'i kushtojnë vëmendje gjendjes së tyre dhe të marrin parasysh krimet e pushtuesve për shkak të numrit të madh të dëshmorëve dhe të plagosurve. Gjithashtu, avionët pushtues të regjimit sionist kryen një sërë sulmesh të dhunshme në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës. Nga ana tjetër, forcat palestineze të rezistencës kanë rezistuar fuqishëm dhe kanë luftuar kundër agresorëve sionistë në akse të ndryshme të Rripit të Gazës.