Sulmet masive të Hezbollahut libanez ndaj qendrave komanduese të regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i153052-sulmet_masive_të_hezbollahut_libanez_ndaj_qendrave_komanduese_të_regjimit_sionist
Hezbollahu i Libanit ka lëshuar gjashtë deklarata dhe në këto deklarata ka njoftuar se ka shënjestruar katër vende grumbullimi të ushtarëve të regjimit sionist, një kazermë dhe një qendër komandimi dhe kontrolli të ushtrisë së regjimit sionist në veri të territoreve të pushtuara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 23, 2023 04:25 Europe/Tirane
  • Sulmet masive të Hezbollahut libanez ndaj qendrave komanduese të regjimit sionist

Hezbollahu i Libanit ka lëshuar gjashtë deklarata dhe në këto deklarata ka njoftuar se ka shënjestruar katër vende grumbullimi të ushtarëve të regjimit sionist, një kazermë dhe një qendër komandimi dhe kontrolli të ushtrisë së regjimit sionist në veri të territoreve të pushtuara.

Një prej këtyre sulmeve është bërë në pikën e grumbullimit të ushtarëve sionistë brenda kazermës Shumira. Sulmi tjetër u krye ndaj forcave të këmbësorisë të regjimit sionist që ishin brenda bazës ushtarake Metrola. Gjithashtu, Hezbollahu ka vënë në shënjestër një grup oficerësh dhe ushtarësh të regjimit sionist brenda vendbanimit ushtarak dhe sionist Avon Menachem. Në këto deklarata, Hezbollahu ka theksuar se një numër i ushtarëve të regjimit sionist janë vrarë dhe plagosur. Gjithashtu, mediat e regjimit sionist pranuan shkatërrimin e objekteve ushtarake dhe njësive të banimit në kazermat Shumira, si dhe të vendbanimeve ushtarake dhe sioniste të al-Manara dhe Ashtorla. Artileria si dhe tanket Merkava të regjimit sionist sulmuan nëntë zona banimi dhe jo banimi në jug të Libanit, duke përfshirë zonat Tir Haifa, Jubin, Al-Adisa dhe Havla. Radio e Ushtrisë Sioniste njoftoi se zhurma e sirenës së rrezikut u dëgjua sërish në rajonin e Xhalilit dhe disa dronë depërtuan nga jugu i Libanit në veri të territoreve të pushtuara në rajonin e lartpërmendur.