Një tjetër sulm shënjestron bazat ushtarake amerikane në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i153238-një_tjetër_sulm_shënjestron_bazat_ushtarake_amerikane_në_irak
Në vazhdim të sulmeve ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak, mbrëmjen e së mërkurës baza e këtyre ushtarëve e vendosur në afërsi të aeroportit irakian Erbil është shënjestruar nga një sulm me dron.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 28, 2023 10:24 Europe/Tirane
  • Një tjetër sulm shënjestron bazat ushtarake amerikane në Irak

Në vazhdim të sulmeve ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak, mbrëmjen e së mërkurës baza e këtyre ushtarëve e vendosur në afërsi të aeroportit irakian Erbil është shënjestruar nga një sulm me dron.

Sipas IRNA; Rezistenca Islamike e Irakut në një deklaratë njoftoi se në vazhdim të rezistencës kundër forcave amerikane të vendosura në rajon dhe në përgjigje të krimeve të regjimit sionist në Gaza, Muxhahidët e Rezistencës Islamike me një sulm me dron shënjestruan bazën amerikane në afërsi të Aeroporti i Erbilit. Rezistenca Islamike e Irakut tha se kishte shënjestruar me dron bazën e pushtuesve amerikan në rajonin Harir të provincës Erbil, që ndodhet në veri të këtij vendi. Ditët e kaluara, bazat ushtarake amerikane në Irak dhe Siri kanë qenë cak i sulmeve me dronë, raketa dhe predha nga Rezistenca Islamike e Irakut. Pas krimeve dhe sulmeve barbare të regjimit izraelit kundër popullit të shtypur të Palestinës, veçanërisht Gazës dhe për shkak se Uashingtoni është në mbështetje të këtyre sulmeve, rezistenca islamike e Irakut ka paralajmëruar Amerikën se do të sulmojë bazat e këtij vendi në rajon. Ky sulm ndodhi mëngjesin e djeshëm pas sulmit të forcave amerikane të cilët shkelën sovranitetin irakian dhe sulmuan disa shtabe të forcave irakiane të vendosura në qendrën e provincës "Babel" të Irakut, duke vrarë një nga forcat e Organizatës së Mobilizimit Popullor dhe duke plagosur 18 ushtarë të kësaj force.