Rezistenca islamike e Irakut sulmon selinë e inteligjencës amerikane
Rezistenca islamike irakiane mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm shënjestroi disa baza amerikane në rajon.
Pasi Grupi i Rezistencës Islamike irakiane njoftoi se kishte vënë në shënjestër bazën "Kharab Al-Jeer" të ushtarëve amerikanë në thellësi të territorit sirian, një deklaratë tjetër u lëshua nga Autoriteti Islamik i Irakut në të cilën u njoftua se edhe baza amerikane në qytetin Al- Shadadi, në jug të Al-Hasaka në Siri, ishte vënë në shënjestër të raketave. Forcat amerikane në bazën Harir në Kurdistanin irakian u vunë në shënjestër nga forcat irakiane të rezistencës të cilët më parë sulmuan edhe shtabin e inteligjencës ushtarake amerikane në bazën Harir. Dje në mbrëmje, Grupi i Rezistencës Islamike të Irakut përmes një deklarate njoftoi: Në përputhje me vazhdimin e qasjes sonë për t'u përballur me pushtuesit amerikanë në Irak dhe rajon dhe në përgjigje të krimeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës, muxhahidët e Rezistencës Islamike të Irakut shkatërruan bazën "Kharab Al-Jeer" të ushtrisë amerikane në brendësi të territorit sirian. Rezistenca Islamike e Irakut ka njoftuar më parë se do të intensifikojë sulmet e saj ndaj bazave të Uashingtonit në rajon për të mbështetur kombin palestinez dhe për shkak të përfshirjes së Amerikës në vrasjet dhe krimet kundër këtij populli.