UNIFIL paralajmëron për mundësinë e konflikteve të rënda në kufirin libanez
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i153526-unifil_paralajmëron_për_mundësinë_e_konflikteve_të_rënda_në_kufirin_libanez
Forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara me bazë në Liban (UNIFIL) u bënë thirrje të gjitha palëve që të ushtrojnë vetëpërmbajtje pas martirizimit të nënkryetarit të zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas dhe paralajmëruan për pasojat shkatërruese të rritjes së tensioneve dhe konflikteve në rajon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 04, 2024 16:09 Europe/Tirane
  • UNIFIL paralajmëron për mundësinë e konflikteve të rënda në kufirin libanez

Forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara me bazë në Liban (UNIFIL) u bënë thirrje të gjitha palëve që të ushtrojnë vetëpërmbajtje pas martirizimit të nënkryetarit të zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas dhe paralajmëruan për pasojat shkatërruese të rritjes së tensioneve dhe konflikteve në rajon.

"Saleh al-Arouri", nënkryetari i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), "Samir Fandi" dhe "Azzam al-Aqra" nga komandantët e Ezzeddin Qassam dhe "Mahmoud Zaki Shahin", "Mohammed Al-Rais”, “Mohammed Bashashe” dhe “Ahmed Hammoud”, anëtarë të Hamasit ranë dëshmorë në sulmin terrorist të regjimit sionist në jug të Bejrutit, kryeqyteti i Libanit. Në reagim ndaj vrasjes së dëshmorit Saleh al-Arouri, Hezbollahu i Libanit në një deklaratë njoftoi:   Vrasja e al-Aroorit do të shkaktojë ndryshime të rrezikshme në luftën midis boshtit të rezistencës dhe armikut sionist.