Yedioth Aharanoth: Zbulimi i dronëve iranianë është i shtrenjtë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i153642-yedioth_aharanoth_zbulimi_i_dronëve_iranianë_është_i_shtrenjtë
Të dielën, gazeta sioniste Yediot Aharanot në një analizë në lidhje me aftësitë e Iranit për dronët pranoi se pas vitesh përpjekjesh, Republika Islamike tani ka një shumëllojshmëri të dronëve me aftësi të larta.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 08, 2024 05:12 Europe/Tirane
  • Yedioth Aharanoth: Zbulimi i dronëve iranianë është i shtrenjtë

Të dielën, gazeta sioniste Yediot Aharanot në një analizë në lidhje me aftësitë e Iranit për dronët pranoi se pas vitesh përpjekjesh, Republika Islamike tani ka një shumëllojshmëri të dronëve me aftësi të larta.

Gazeta "Yediot Aharanot" shkroi për aftësitë e Iranit me dron dhe tha se dronët e Iranit dhe aleatëve të tij janë relativisht të lirë dhe në të njëjtën kohë kanë aftësi të larta shkatërruese dhe zbulimi i tyre kushton shumë. Kjo gazetë në një pjesë tjetër të raportit të saj shkruante se Irani dhe aleatët e tij kanë lloje të ndryshme të dronëve me rreze të shkurtër dhe të gjatë në madhësi dhe përmasa të ndryshme. Disa përdoren për zbulim, ndërsa "dronët vetëvrasës" shpërthejnë objektivat me koka shpërthyese. Irani ka shpenzuar vite duke zhvilluar gjithnjë e më shumë lloje të ndryshme të dronëve. Vendi është angazhuar edhe në "inxhinierinë e ndërsjellë" të dronëve amerikanë që kanë rënë në duart e tij. Droni më i njohur është "Shahid-136" dhe peshon 440 paund. Gushtin e kaluar, Irani zbuloi dronin e ri të quajtur "Mohajer-10". Ky dron mund të fluturojë 24 orë në një lartësi prej katër miljesh deri në një distancë prej 1200 miljesh. Ky dron i ri mund të mbajë një ngarkesë prej 660 paund. Irani gjithashtu ka dronin Ababil që mund të fluturojë deri në 60 milje. Droni Kaman gjithashtu mund të fluturojë për 10 orë me një kokë lufte prej 200 kilogramësh.