Sulm i rezistencës irakiane në bazën ushtarake amerikane në Siri
Rrjeti televiziv libanez Al-Mayadeen raportoi të enjten në mëngjes se rezistenca irakiane ka sulmuar bazën Hemo në pronësi të SHBA-së në Siri duke përdorur një dron kamikaz.
Në lidhje me këtë sulm Al-Mayadeen raportoi se rezistenca islamike e Irakut sulmoi bazën Hemo të pushtuesve amerikanë në Siri, por ende nuk ka të dhëna për dëme dhe viktima eventuale. Sipas këtij raporti, kjo bazë spiunazhi amerikan ndodhej në perëndim të aeroportit të qytetit Kamishli dhe në të janë të pranishëm edhe elementë të regjimit sionist.
Sipas medias irakiane Saberin News, ky është sulmi i dytë në bazën Hemo që nga fillimi i luftës sioniste kundër Rripit të Gazës.
Rezistenca islamike e Irakut deri më tani ka shënjestruar me dhjetëra herë bazat amerikane në lindje dhe verilindje të Sirisë dhe në perëndim dhe veri të Irakut me sulme me dronë dhe raketa dhe ka deklaruar se këto sulme do të vazhdojnë derisa të ndalet agresioni kundër Gazës.