Rezistenca Islamike e Irakut pretendon se ka rrëzuar dronin amerikan Reaper
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i154046-rezistenca_islamike_e_irakut_pretendon_se_ka_rrëzuar_dronin_amerikan_reaper
Rezistenca Islamike e Irakut ka marrë përgjegjësinë për rrëzimin e një droni shumë të sofistikuar amerikan, i cili kishte shkelur qiejt e vendit arab nga drejtimi i perëndimit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 20, 2024 07:57 Europe/Tirane
  • Rezistenca Islamike e Irakut pretendon se ka rrëzuar dronin amerikan Reaper

Rezistenca Islamike e Irakut ka marrë përgjegjësinë për rrëzimin e një droni shumë të sofistikuar amerikan, i cili kishte shkelur qiejt e vendit arab nga drejtimi i perëndimit.

Në një deklaratë të premten, Rezistenca Islamike e Irakut, pretendoi se kishte rrëzuar mjetin ajror pa pilot me "armët e duhura".

Ky grup tha se kishte rrëzuar dronin "MQ-9 Reaper" mbi provincën Diyala, duke thënë se droni kishte hyrë në hapësirën ajrore të Irakut pasi u ngrit nga baza ajrore fqinje e Kuvajtit, Ali Al Salem.

Ushtria amerikane e përshkruan MQ-9 si dronin e parë "gjuetar-vrasës" që është projektuar për mbikëqyrje me qëndrueshmëri të gjatë dhe në lartësi të madhe.

Në përfundim të deklaratës, Rezistenca Islamike e Irakut u zotua të "vazhdojë sulmet e saj ndaj armikut".

Ky grup i ka shtuar sulmet e tij kundër objektivave izraelite dhe amerikane që nga 7 tetori në shenjë proteste ndaj luftës gjenocidale të regjimit izraelit në Rripin e Gazës dhe ndaj mbështetjes së gjithanshme ushtarake dhe politike të Uashingtonit për regjimin sionist.

Afro 24,800 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë deri më tani në fushatën ushtarake izraelite në Gaza.