Sulm me dron në bazën e pushtuesve amerikan në Erbil
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i154278-sulm_me_dron_në_bazën_e_pushtuesve_amerikan_në_erbil
Të mërkurën, Rezistenca Islamike e Irakut shënjestroi me një dron bazën e pushtuesve amerikan pranë aeroportit Erbil në Kurdistanin irakian.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 25, 2024 09:08 Europe/Tirane
  • Sulm me dron në bazën e pushtuesve amerikan në Erbil

Të mërkurën, Rezistenca Islamike e Irakut shënjestroi me një dron bazën e pushtuesve amerikan pranë aeroportit Erbil në Kurdistanin irakian.

Sipas rrjetit Al Jazeera, ky sulm u krye pas mesnatës së mbrëmshme, pasi ushtria terroriste amerikane sulmoi selinë e Organizatës së Mobilizimit Popullor irakian "Hashd al-Shaabi" në zonën e Jarf al-Nasr në provincën Babol dhe qytetin Al-Qaim në kufirin midis Irakut dhe Sirisë ku të paktën 2 forca Hashd al-Shaabi ranë dëshmorë. Pak orë më parë, qeveria irakiane përmes një komunikate duke dënuar sulmin e ushtrisë terroriste amerikane në selinë e Organizatës së Mobilizimit Popullor të Irakut, njoftoi se po padit Uashingtonin për të mbështetur sovranitetin e Irakut në nivel ndërkombëtar. Paraditen e djeshme, rezistenca islamike e Irakut ka shënjestruar me disa raketa bazën e ushtrisë pushtuese amerikane në zonën “Konico” të provincës Deir Ezzor, që ndodhet në lindje të Sirisë. Në përgjigje të mbështetjes së Amerikës për vazhdimin e luftës së Gazës, grupet e rezistencës vazhdojnë të sulmojnë bazat ilegale amerikane në rajon dhe theksojnë se patjetër do të vazhdojnë këto sulme deri në dëbimin e plotë të Amerikës nga Iraku dhe rajoni.