Sulm i rezistencës irakiane në bazën amerikane në verilindje të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i154438-sulm_i_rezistencës_irakiane_në_bazën_amerikane_në_verilindje_të_sirisë
Burime irakiane raportuan për një sulm me raketa të rezistencës irakiane në bazën amerikane “Al-Shadadi” në verilindje të Sirisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 29, 2024 20:12 Europe/Tirane
  • Sulm i rezistencës irakiane në bazën amerikane në verilindje të Sirisë

Burime irakiane raportuan për një sulm me raketa të rezistencës irakiane në bazën amerikane “Al-Shadadi” në verilindje të Sirisë.

Kanali Telegram “Sabrin News” njoftoi se disa raketa kanë goditur vendin e uljes së avionëve ushtarakë në këtë bazë. Mediat siriane dhe irakiane nuk kanë publikuar më shumë detaje për sasinë e saktë të dëmeve të shkaktuara në këtë bazë amerikane dhe viktimat e mundshme të këtij sulmi. Ushtria amerikane dhe elementët terroristë të lidhur me to për një kohë të gjatë janë prezent ilegalisht në veri dhe lindje të Sirisë dhe përveç grabitjes së burimeve të naftës dhe drithërave të vendit, po ndërmarrin aksione kundër banorëve dhe forcave siriane.  Rezistenca irakiane gjithashtu njoftoi për një sulm me raketa ndaj një baze ushtarake të regjimit sionist në Palestinën e pushtuar. Detajet dhe viktimat e mundshme të këtij sulmi nuk janë raportuar ende. Në ditët e fundit, rezistenca irakiane ka sulmuar bazat amerikane në lindje dhe verilindje të Sirisë, si dhe në perëndim dhe veri të Irakut.