Pretendimet e përsëritura të amerikanëve kundër Iranit
Pas sulmit të së dielës në bazën ushtarake amerikane në verilindje të Jordanisë, i cili la të paktën tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, disa zyrtarë amerikanë, përfshirë presidentin Joe Biden, pretenduan se ky sulm është bërë nga Irani dhe grupet e mbështetura që veprojnë në Siri dhe Irak.
Në muajt e fundit, pas çdo sulmi ndaj pozicioneve të forcave amerikane apo regjimit sionist në Azinë Perëndimore, zakonisht autoritetet dhe mediat perëndimore janë përpjekur ta paraqesin Republikën Islamike të Iranit si shkakun kryesor të këtyre sulmeve për shkak të mbështetjes së saj për grupet e rezistencës. Sigurisht Irani gjithmonë ka theksuar vazhdimin e mbështetjes së grupeve të rezistencës islame dhe ka deklaruar se këto grupe në vendimet dhe veprimet e tyre nuk marrin urdhra nga Irani. Më herët, pas operacionit të suksesshëm të stuhisë Al-Aksa, të cilin forcat palestineze të rezistencës të udhëhequra nga lëvizja Hamas e nisën më 7 tetor, disa qarqe amerikane dhe sioniste këtë dështim të madh të inteligjencës dhe sigurisë u përpoqën ta kompensonin duke bërë pretnedime për mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit për forcat e rezistencës. Që atëherë, bazat ushtarake amerikane në Irak dhe Siri janë shënjestruar nga sulmet me dronë, raketa dhe predha. Grupet e rezistencës islamike në rajonin e Azisë Perëndimore, duke përfshirë në Irak dhe Siri, si dhe forcat jemenase, pas sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe mbështetjen e gjithanshme të Uashingtonit për këtë regjim, kanë paralajmëruar vazhdimisht Shtetet e Bashkuara se do të synojnë bazat amerikane në rajon.