Avionët luftarakë amerikanë sulmojnë veriun e Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i154454-avionët_luftarakë_amerikanë_sulmojnë_veriun_e_jemenit
Mëngjesin e kësaj të marte, veriu i Jemenit u sulmua nga avionët luftarakë amerikanë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 30, 2024 08:15 Europe/Tirane
  • Avionët luftarakë amerikanë sulmojnë veriun e Jemenit

Mëngjesin e kësaj të marte, veriu i Jemenit u sulmua nga avionët luftarakë amerikanë.

Sipas IRNA; Sulmi i avionëve luftarakë amerikanë në veri të Jemenit vjen në një kohë kur Abdul Malik al-Ajri, anëtar i byrosë politike të Lëvizjes Jemenase Ansarullah, të hënën paralajmëroi: Përshkallëzimi i tensionit dhe sulmi kundër nesh nuk do të çojë kurrë në një zgjidhje të krizës së Detit të Kuq. Al-Ajri shtoi: Përshkallëzimi i luftës kundër nesh gjithashtu nuk do ta detyrojë Jemenin që të heqë dorë nga ndihma për Palestinën. Më herët ai iu referua sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë kundër Jemenit dhe e konsideroi atë veprim në përputhje me vazhdimin e mbështetjes për regjimin sionist dhe deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë vënë në rrezik sigurinë e Detit të Kuq. Al-Ajri theksoi: Vetëm anijet izraelite ose anijet që transportojnë mallra në këtë regjim janë të ndaluar të kalojnë, por Amerika po kërkon ta shtrijë situatën e krizës për të gjitha anijet. Sipas një anëtari të zyrës politike të Ansarullahut, sulmi amerikan në Jemen është shkak i destabilitetit dhe kërcënim për transportin ndërkombëtar, sepse shumë kompani kanë njoftuar se pas veprimeve të Shteteve të Bashkuara nuk do të kalojnë nëpër Detin e Kuq. Gjatë javëve të fundit, ushtria jemenase ka vënë në shënjestër disa anije sioniste në Detin e Kuq dhe ngushticën Bab al-Mandeb në mbështetje të rezistencës së popullit palestinez në Rripin e Gazës.