Rezistenca islamike irakiane shënjestroi bazën amerikane në Sirinë lindore
Rezistenca Islamike irakiane theksoi se luftëtarët e rezistencës shënjestruan me dronë bazën amerikane në fushën e naftës al-Omar thellë në Siri.
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Rezistenca Islamike e Irakut me anë të një komunikate sot,e hënë, njoftoi: "Në vazhdimësi të qasjes sonë në rezistencën ndaj pushtuesve dhe në ndihmë të popullit të Gazës, si dhe në përgjigje të agresionit të regjimit uzurpues sionist kundër civilëve palestinezë duke përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar, të dielën, luftëtarët e rezistencës islamike irakiane shënjestruan me dronë bazën e pushtuesve amerikanë në fushën e naftës al-Omar thellë në territorin e Sirisë".
Gjithashtu, Rezistenca Islamike e Irakut njoftoi në një deklaratë se baza amerikane e njohur si "Kharab Al-Jir" thellë në Siri dhe baza amerikane Harir në Erbil në Irakun verior ishin shënjestruar nga dronët e rezistencës.
Këto sulme u kryen si një përgjigje ushtarake nga rezistenca irakiane dhe pasi ushtria amerikane kreu një seri sulmesh ajrore të premten që synonin pozicionet ushtarake dhe instalimet civile në qytetin sirian Deir ez-Zor dhe në rajonin Al-Kaim në Irak.