Vazhdon operacioni i ri i ushtrisë jemenase në Detin e Kuq
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit njoftoi një operacion të ri të ushtrisë së vendit kundër një anijeje amerikane në Detin e Kuq.
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, Jahya Saree të hënën tha: Marina e këtij vendi me një numër raketash të përshtatshme ka vënë në shënjestër anijen amerikane “Star Iris”. Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit shtoi: Forcat e armatosura të këtij vendi do të vazhdojnë të zbatojnë vendimin e tyre për të penguar lëvizjen e anijeve drejt porteve të Palestinës së pushtuar deri në përfundimin e agresionit dhe heqjen e bllokadës së Gazës nga sionistët. Jahya Sare më tej theksoi: Forcat jemenase nuk do të hezitojnë të kryejnë më shumë operacione në përgjigje të krimeve të kryera nga sionistët kundër popullit të Gazës, si dhe në përgjigje të agresionit amerikano-britanik kundër Jemenit. Agjencia Britanike e Operacioneve të Tregtisë Detare në një deklaratë këtë mëngjes njoftoi se ka marrë një raport për një incident sigurie 40 milje në jug të portit al-Mukha të Jemenit. Në javët e fundit, në mbështetje të rezistencës së kombit palestinez në Rripin e Gazës, ushtria jemenase ka vënë në shënjestër disa anije apo sioniste anije të destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq dhe ngushticën Bab al-Mandab.