Bombardime të rënda në zonat e banuara në Rripin e Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i155416-bombardime_të_rënda_në_zonat_e_banuara_në_rripin_e_gazës
Në të njëjtën kohë me intensifikimin e sulmeve ajrore dhe tokësore të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, situata shëndetësore dhe uria në këtë rajon është përkeqësuar edhe më shumë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 28, 2024 06:13 Europe/Tirane
  • Bombardime të rënda në zonat e banuara në Rripin e Gazës

Në të njëjtën kohë me intensifikimin e sulmeve ajrore dhe tokësore të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, situata shëndetësore dhe uria në këtë rajon është përkeqësuar edhe më shumë.

Gazetari i rrjetit Al-Mayadin raportoi se gjatë orëve të kaluara, avionët e regjimit sionist bombarduan dhe rrafshuan shtëpitë e banimit në perëndim të qytetit Khan Yunis, që ndodhet në jug të Rripit të Gazës. Ushtarët e regjimit sionist gjithashtu kanë qëlluar drejt banorëve të veriut të Gazës, në kohën kur ata ishin dyuke shkuar për të marrë ndihma ushqimore. Një numër qytetarësh palestinezë në jug të Deir al-Balah, që ndodhet në qendër të Rripit të Gazës, u vunë gjithashtu në shënjestër të agresorëve sionistë. Krahas sulmeve ajrore të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, artileria e regjimit shënjestroi pjesë të ndryshme të qytetit Khan Yunis, veçanërisht rajonin lindor të këtij qyteti. Njëkohësisht me përshkallëzimin e sulmeve të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, kushtet humanitare dhe shëndetësore të këtij rajoni janë përkeqësuar më shumë se më parë. Ministria e Shëndetësisë e Rripit të Gazës njoftoi se 2 foshnja palestineze u martirizuan për shkak të urisë, kequshqyerjes dhe mungesës së ushqimit në spitalin Kamal Adwan që ndodhet në veri të Rripit. Ndërkohë forcat e rezistencës të vendosura në Bregun Perëndimor ndërhynë për t'u përballur me agresorët sionistë dhe sulmin e tyre në këtë zonë dhe u përleshën me sionistët rreth kampit Jenin.