May 24, 2024 20:06 Europe/Tirane
  • Sejid Hassan Nasrallah: Martir Raisi ishte një model

Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes Hezbollah tha se presidenti martir i Iranit ishte model dhe shërbëtor i kombit në të gjitha postet për të cilat ishte përgjegjës.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Sejjid Hassan Nasrallah, Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes Hezbollahut libanez, në ceremoninë e përkujtimit të martirizimit të Sejid Ebrahim Raisi, Presidentit të Iranit dhe shoqëruesve të tij në husejnijen Sejjid al-Shohada, distrikti i Bejrutit, shprehu ngushëllimet e tij për qeverinë dhe Iranin, duke shtuar se incidenti i rrëzimit të helikopterit të Presidentit në Republikën e Iranit ishte një ngjarje shumë e dhimbshme dhe e trishtueshme brenda dhe jashtë Iranit. Nasrallah tha se boshti i rezistencës, kombi dhe qeveria e Libanit deklaron besnikërinë e tij ndaj atyre që kanë qenë gjithmonë pranë tyre dhe i shpreh ngushëllime Ajatollah Khameneit, Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, qeverisë dhe kombit të Iranit. Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut deklaroi se shehid Raisi kishte besim të fortë në kauzën e Palestinës, grupet e rezistencës dhe rezistencën dhe ishte armik i sionistëve pushtues. Ndërkohë, Nasrallah theksoi se Republika Islamike e Iranit është një vend i fortë, koherent dhe solid që do ta kalojë këtë fazë me një organizim të ligjshëm dhe udhëheqje të mençur. Sejid Hassan Nasrallah gjithashtu dekalroi se pjesëmarrja e miliona njerëzve në varrimin e dëshmorit Raisi dhe shoqëruesve të tij si pjesëmarrjen e tretë më të madhe në histori pas varrimit të trupit të Imam Khomeinit dhe të martirit gjeneral-lejtant Kasem Soleimani. Helikopteri me sejid Ebrahim Raisin, presidentin e tetë të Republikës Islamike të Iranit, pësoi një aksident ajror të dielën në mbrëmje (19 maj) në rrugën e kthimit nga ceremonia e hapjes së digës "Kiz Kalasi" për në qytetin e Tabrizit, në Rajoni Varzghan i provincës Azerbajxhan Lindor, në veriperëndim të Iranit duke martirizuar Presidentin së bashku me shoqëruesit e tij.

 

Tags