May 25, 2024 10:26 Europe/Tirane
  • Rezistenca libaneze kryen sulme mbi pozicionet e regjimit sionist

Forcat e Hezbollahut të Libanit shënjestruan me disa raketa pozicionet e regjimit sionist në Palestinën e pushtuar.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, 20 raketa u hodhën nga jugu i Libanit drejt vendbanimit sionist Nashsin që ndodhen në veri të territoreve të pushtuara palestineze. Mediat izraelite njoftuan se kambanat e alarmit kanë rënë në vendbanimet e pushtuara "Dufif" dhe "Al-Manara" në veri të Palestinës së pushtuar. Ushtria izraelite njoftoi se disa nga këto raketa goditën vendbanimet sioniste Dufif dhe al-Manara, kur raportohet për dëme të konsiderueshme. Ky sulm çoi në aktivizimin e sistemeve mbrojtëse të ushtrisë sioniste. Pavarësisht aktivizimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore, burimet e lajmeve kanë raportuar se raketat kanë goditur vendbanimet në fjalë. Nga ana tjetër, departamenti i informacionit të Hezbollahut të Libanit në një deklaratë njoftoi: Në përputhje me mbështetjen e palëkundur për kombin palestinez në Gaza dhe ndihmën ndaj rezistencës, luftëtarët e Rezistencës Islamike libaneze kanë sulmuar vazhdimisht zonat ushtarake të armikut. 

Tags