May 25, 2024 20:49 Europe/Tirane
  • Hezbollahu shënjestron tankun sionist Merkava

Hezbollahu i Libanit ka njoftuar se ka shkatërruar një tank Merkava të Ushtrisë sioniste në territoret palestineze që aktualisht janë nën pushtimin e Izraelit, raportojnë mediat lokale.

Sajti informativ Al Ahd citoi një deklaratë të Hezbollahut të publikuar të shtunën, e cila tha se shënjestrimi i tankut sionist pasoi monitorimin e një baze të regjimit sionist.

Tanku thuhet se është goditur në një pritë të forcave të Hezbollahut.

Deklarata e Hezbollahut tha se tanku mbante një numër ushtarësh sionistë të cilët u vranë ose u plagosën.

Që nga fillimi i agresionit sionist kundër Rripit të Gazës, forcat e Hezbollahut filluan të shënjestrojnë bazat sioniste për të lehtësuar presionin e regjimit sionist mbi popullin e Gazës.

 

Tags