Qershor 15, 2024 13:01 Europe/Tirane
  • A do të bjerë Izraeli në grackën e Hezbollahut të Libanit?

Pars Today- Me shtimin e pëshpëritjeve mediatike-politike për mundësinë e fushatës ushtarake dhe sulmit të Izraelit në jug të Libanit, janë intensifikuar spekulimet për gatishmërinë e rezistencës për t'u hakmarrë ndaj Izraelit.

Filozofia pas krijimit të Hezbollahut të Libanit ishte dëbimi i forcave okupuese sioniste nga Libani dhe parandalimi i Izraelit që të pushtonte përsëri Libanin. Agjencia e lajmeve Mehr në një artikull ka diskutuar së fundmi cenueshmërinë e Izraelit përballë Hezbollahut. Në këtë raport nga Pars Today, do i hedhim një vështrim kësaj çështjeje.

Konflikti dhe lufta midis Hezbollahut dhe Izraelit datojnë në fillim të viteve 1980, kur Hezbollahu u themelua. Luftërat e viteve 2000 dhe 2006 midis Hezbollahut dhe Izraelit siguruan terrenin për të zmbrapsur forcat sioniste dhe për të realizuar këtë arritje historike përmes Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Pas operacionit të Stuhisë Al-Aksa, ekspertët ngritën mundësinë që një betejë e re midis Hezbollahut dhe Izraelit mund të rifillojë pas 17 vitesh. Pavarësisht disa përpjekjeve diplomatike të Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Katarit për të parandaluar që ky skenar të ndodhë, duket se shtrirja e tensioneve ka arritur një nivel të ri dhe në çdo moment ekziston mundësia që Izraeli të nis agresionin drejt jugut të Libanit.

Aftësitë ushtarake të Hezbollahut të Libanit

Sipas informacioneve të publikuara nga Hezbollahu, numri i forcave të kësaj lëvizjeje llogaritet të jetë rreth 100 mijë persona. Natyrisht, edhe disa burime perëndimore kanë shpallur këtë numër duke thënë se janë 50.000 persona (30.000 forca aktive dhe 20.000 forca rezervë). Sky Neës në një raport njoftoi se numri i raketave të Hezbollahut të Libanit arrin në 100,000, por disa burime thanë se kjo shifër është nga 150 deri në 200 mijë raketa. Lëshimi i njëkohshëm i raketave të rezistencës libaneze do të lejonte shënjestrimin e infrastrukturës kritike në Izrael, si depot e depozitimit të amoniakut në portin e Haifës. Një tjetër armë strategjike e Hezbollahut në betejën me ushtrinë izraelite janë dronët e tij, të cilët ndërsa kalojnë sistemin Kupola e Hekurt, mund të sulmojnë drejtpërdrejt këtë sistem mbrojtës. Ditët e fundit, publikimi i p [amjeve të sistemit të Kupolës së Hekurt të Izraelit, i shënjestruar nga raketat “Diamond” të Hezbollahut, ka qenë një nga befasitë e fundit të rezistencës për njësitë e mbrojtjes izraelite. Raketat antitank dhe antianije janë një tjetër makth i sionistëve në një betejë të mundshme me Hezbollahun, që mund të ringjallë kujtimet e luftës 33-ditore. Hezbollahu gjithashtu ka një rrjet tunelesh dhe llogoresh në kufirin e Palestinës të pushtuar me Libanin, të cilat gjatë luftës mund të kapin të befasuar Izraelin në pika të ndryshme kufitare. Këto tunele sekrete lejojnë Hezbollahun të shënjestrojë tanket izraelite dhe transportuesit e personelit të blinduar me snajperë, raketa antiblind dhe drone të lehta. Një kapacitet tjetër i këtij grupi është depërtimi i forcave të Hezbollahut thellë në Izrael. Duke përdorur situatën natyrore të frontit verior, forcat asimetrike të Hezbollahut mund të godasin Izraelin shumë më efektivisht se 17 vjet më parë. Sipas serisë së ngjarjeve pas 7 tetorit, është e mundur që Izraeli duke kërkuar dobësimin e Hezbollahut në kufijtë veriorë, mund të zgjedhë opsionin e një lufte gjithëpërfshirëse në vend që të mbështetet në negociatat diplomatike për të vendosur sigurinë në kufijtë veriorë. Tani duhet të presim dhe të shohim nëse Netanyahu do të pranojë rrezikun për të sulmuar Libanin apo do të preferojë të zgjedhë politikën e kontrollit të tensioneve.

Tags