Ushtria e regjimit sionist sulmon jugun e Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i160244-ushtria_e_regjimit_sionist_sulmon_jugun_e_libanit
Avionët luftarak të regjimit sionist shënjestruan disa zona në jug të Libanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 11, 2024 16:43 Europe/Tirane
  • Ushtria e regjimit sionist sulmon jugun e Libanit

Avionët luftarak të regjimit sionist shënjestruan disa zona në jug të Libanit.

Sipas IRNA-së, avionët e regjimit sionist shënjestruan zonat përreth qytetit “Ramiya”, ndërsa artileria e këtij regjimi shënjestroi qytetin “Ulama al-Shaab” në jug të Libanit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, 466 persona kanë rënë dëshmorë dhe 1,438 persona janë plagosur që nga fillimi i konfliktit kufitar mes Hezbollahut të Libanit dhe regjimit sionist më 8 tetor të vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, Hezbollahu i Libanit ka shënjestruar me raketa veriun e Palestinës së pushtuar dhe sistemi antiraketor Kupola e Hekurt e regjimit sionist është aktivizuar në rajonin e Golanit. Mediat izraelite raportuan fluturimin e tre dronëve nga Libani në rajonin Golan në veri të Palestinës së pushtuar, të cilët goditën një objektiv në këtë zonë dhe plagosën një ushtar të ushtrisë izraelite. Me fillimin e operacionit "Stuhia Al-Aksa" nga grupet e rezistencës palestineze, Hezbollahu i Libanit, për të ulur presionin ndaj rezistencës në Gaza, ka kryer operacione të përditshme dhe të rënda kundër objektivave të regjimit sionist brenda territorit palestinez.