Tel Avivi është në rrezen e veprimit të Ansarullahut
Ansarullah zgjeroi shtrirjen e sulmeve të tij nga Eilat në Tel Aviv, kryeqytetin e këtij regjimi, në përgjigje të intensifikimit të sulmeve të regjimit sionist ndaj Gazës dhe duke injoruar kërkesën e tij për të ndaluar sulmet hakmarrëse në Eilat në këmbim të dërgimit të ushqimit për Gazën.
Forcat e armatosura të Jemenit publikuan një deklaratë në lidhje me operacionin ushtarak që shënjestroi një objektiv të rëndësishëm në zonën e pushtuar Jaffa, të cilën izraelitët e quajnë Tel Aviv. Në këtë deklaratë thuhet se ky sulm është kryer me një dron të ri të quajtur “Yafa” i cili ka aftësinë të kalojë nëpër sistemet e interceptorëve dhe radarët nuk mund ta zbulojnë atë. Kjo deklaratë u bë e ditur pasi ushtria izraelite njoftoi se një “objekt ajror” goditi pranë ambasadës amerikane në Tel Aviv, duke shkaktuar shpërthimin. Sipas gazetarëve palestinezë, shpërthimi ka ndodhur në një nga rrugët më të mëdha të Tel Avivit dhe në një zonë sigurie plot me kulla, ambasada dhe mbrojtje ajrore, veçanërisht në ambasadën amerikane, e cila ndodhet vetëm dhjetëra metra larg vendit të shpërthimit. Zhurma e shpërthimit ishte aq e fortë sa u dëgjua në një distancë prej 40 kilometrash nga vendi i shpërthimit dhe zhurma e tij arriti në Bregun Perëndimor. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë ngritjen e tymit të bardhë pranë ambasadës amerikane dhe duke pasur parasysh se Jemeni e mban gjithmonë Amerikën përgjegjëse për krimet e regjimit sionist, ky operacion tregon se droni ka mundur të godasë objektivin e tij të paracaktuar. Departamenti i shpëtimit dhe i ambulancës së regjimit sionist bëri të ditur se si pasojë e këtij shpërthimi ka mbetur i vrarë një sionist dhe janë plagosur 10 të tjerë. Sipas burimeve sioniste, ky dron ka hyrë në territoret e pushtuara përmes detit dhe ka arritur t’u shpëtojë sistemeve të radarëve. Në reagimin e parë ndaj këtij sulmi, ushtria izraelite pretendoi dështimin e tij dhe pohoi se nga hetimet paraprake rezulton se mospërgjimi i këtij droni ka ndodhur për shkak të gabimeve njerëzore. Qëllimi i këtij pretendimi është të mbulohet joefikasiteti i sistemeve të radarëve të këtij regjimi dhe frika se do të përballet me një krizë në shitjen e këtyre sistemeve. Mosefektshmëria e këtyre sistemeve u dëshmua edhe gjatë sulmeve me raketa dhe me dronë të Ansarullahut dhe forcave të tjera të rezistencës në portet dhe qendrat strategjike të këtij regjimi. Gjithashtu, zgjerimi i shtrirjes së sulmeve të Ansarullahut në Tel Aviv është një përgjigje ndaj këmbënguljes së regjimit për sulmet dhe krimet e tij në Gaza, veçanërisht në intensifikimin e presionit ekonomik ndaj banorëve civilë të kësaj zone, që ka çuar në një fatkeqësi humanitare të paprecedentë. Më parë, Muhamed Ali al-Houthi kishte theksuar në një deklaratë drejtuar regjimit sionist: “Në po atë sasi që ju do të lejoni që ndihma të hyjë në Rripin e Gazës, do të lejojë dhe ushtria luftëtare e Jemenit mallrat të hyjnë në portin e Eilat.”
Porti Eilat i regjimit sionist, i cili po përballet me një rënie prej 85% të vëllimit të shkëmbimeve tregtare pas sulmeve të forcave të armatosura të Jemenit (Ansarullah), ka kërkuar ndihmë financiare nga ky regjim, gjë që nxjerr në pah pasojat ekonomike të këtyre sulmeve. Një situatë e tillë ka rritur krizën ekonomike të shkaktuar nga rritja e kostos së tregtisë detare për shkak të ndryshimit të rrugës së anijeve të mallrave në Detin e Kuq dhe Bab al-Mandab. Eilat ndodhet në brigjet jugore të Detit të Kuq, i cili lidh Izraelin me Azinë dhe Oqeanin Indian pa pasur nevojë të kalojë përmes Kanalit të Suezit.
Në muajt e kaluar, në mbështetje të rezistencës së popullit palestinez në Rripin e Gazës ushtria jemenase goditi disa anije izraelite të destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq dhe ngushticën Bab al-Mandab. Forcat e ushtrisë jemenase janë angazhuar të vazhdojnë të sulmojnë anijet e këtij regjimi ose anijet e destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq derisa regjimi izraelit të ndalojë sulmet e tij në Gaza,. Kjo do të thotë se qëllimi i ndalimit të këtyre sulmeve hakmarrëse është ndalimi i sulmeve në Gaza nga regjimi sionist.