Pse Izraeli përhap gënjeshtra për vrasjen e komandantëve të rezistencës?
Pars Today- Për t'i shpëtuar humbjes në luftë, autoritetet e Tel Avivit janë kthyer në përhapjen e lajmeve të rreme për vrasjen e komandantëve të rezistencës.
Abdul Bari Atavan, analist i botës arabe, në raportin e tij në gazetën Rai Today, duke iu referuar gënjeshtrave të mediave të regjimit sionist në lidhje me martirizimin e komandantëve të rezistencës, përfshirë këtu edhe “Mohammed Al-Dhaif”, Komandanti i lartë Batalioneve Ezzedin Al-Qassam krahut ushtarak të lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës, shkroi: Kjo gënjeshtër e mediave sioniste nuk është gjë tjetër veçse lajthitje që del nga dështimi dhe pafuqia. Sipas Pars Today, Atëan theksoi: Komandantët e rezistencës në Rripin e Gazës, të cilët projektuan dhe zbatuan operacionin Stuhia Al-Aksa dhe para kësaj, zhvilluan betejën "Shpata e Shenjtë" për të ndihmuar xhaminë Al-Aksa janë një makth i tmerrshëm për Benjamin Netanyahun, kryeministrin e regjimit izraelit dhe bandën ekstremiste rreth tij dhe për këtë arsye, gjatë 9 muajve të luftës kundër Rripit të Gazës, ata u përpoqën të kryenin akte terrori dhe t’i paraqesin ato para opinionit publik si arritje. Ai shtoi: Ushtria e regjimit sionist është e tronditur për shkak të stabilitetit të grupeve të rezistencës në Rripin e Gazës dhe për këtë arsye, ditë e natë, ata ëndërrojnë të arrijnë tek Jahya al-Sanovar, kreun e lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës, tek Mohammed Al-Dhaif, "Marvan Isa" dhe "Rafi Salameh" dhe komandantë të tjerë të rezistencës dhe t'i vrasin ata, por deri më tani nuk ka arritur asnjë rezultat. Në fund ky analist ka shkruar: Ai që mposhtet në fushëbetejë i kthehet terrorit. Fitorja e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Libanin e Jugut nuk do të arrihet me gënjeshtra, mashtrime, gjenocid dhe shtimin e numrit të fëmijëve martirë.