Mediat sioniste: Hezbollahu na njeh si në pëllëmbë të dorës
Videoja e re e dronit “HudHud” të Hezbollahut libanez solli një reagim të gjerë nga mediat e regjimit sionist dhe i bëri edhe një herë këto media të kritikojnë ashpër performancën e sistemeve mbrojtëse të këtij regjimi kundër fuqisë ushtarake të Hezbollahut.
Sipas rrjetit të lajmeve Al-Mayadin, mediat sioniste njoftuan në lidhje me këtë: "Në një incident shumë shqetësues, Hezbollahu i Libanit publikoi pamje të reja nga baza Ramat David."
Duke kritikuar performancën e sistemeve të shtrenjta të mbrojtjes të regjimit sionist, këto media shkruan: "Pyetja është se si nuk u kap ky dron gjatë fluturimit? Cili është justifikimi i ushtrisë kësaj radhe?"
Mediat sioniste njoftuan gjithashtu: “Më shumë se tetë minuta video e Hezbollahut tregon se sa të dobët jemi dhe ky është një burim turpi dhe poshtërimi. Videoja e Hezbollahut është aq shqetësuese, saqë mund të shihni pozicione shumë të ndjeshme në Izrael (territoret e pushtuara)."
"Ata fluturojnë pa pengesa mbi bazën Ramat David, regjistrojnë çfarë të duan dhe nuk ka asnjë përpjekje për të përgjuar dronin e tyre", shtuan mediat.
Lidhur me këtë, edhe gazeta sioniste "Ma'ariv" ka shkruar për këtë: "Hezbollahu na njeh si pëllëmbën e dorës, na e lexon dorën dhe vazhdon luftën psikologjike; dhe sot, zbuloi një kërcënim kundër Forcave Ajrore izraelite."
Sot, Hezbollahu i Libanit publikoi një pjesë tjetër të operacionit zbulues të dronit HudHud mbi bazën Ramat David në veri të territoreve të pushtuara. Kjo video përmban informacione delikate nga kjo bazë e ushtrisë izraelite.