Izraeli vrau 2 foshnja binjake në Gaza
(last modified Wed, 14 Aug 2024 18:52:21 GMT )
Gusht 14, 2024 20:52 Europe/Tirane
  • Izraeli vrau 2 foshnja binjake në Gaza

Në shembullin më të fundit të barbarizmit izraelit, regjimi sionist vrau 2 foshnja binjake të porsalindura në Gaza. Më 14 gusht, Muhamed Abu al-Kumsan ishte rrugës për të regjistruar lindjen e binjakëve të tij të porsalindur, kur një sulm izraelit vrau ata të dy, si dhe gruan dhe vjehrrën e tij.

“Pesë minuta pas marrjes së certifikatës së lindjes, unë mora certifikatat e tyre të vdekjes”, tha Kumsan, 33 vjeç.

Familja Kumsan është zhvendosur tre herë që nga tetori.

Gruaja e tij, një farmaciste dhe binjakët ishin mesin e të paktën 23 personave, përfshirë një foshnjë nëntë muajshe, të vrarë në disa sulme izraelite në Gaza.

Organizatat humanitare thonë se të gjithë fëmijët e Gazës janë ekspozuar ndaj përvojave traumatike të luftës.

Monitoruesi Euro-Mesdhetar i të Drejtave të Njeriut tha se nga 17,000 fëmijë palestinezë që Izraeli ka vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, pothuajse 2,100 ishin foshnja nën moshën dy vjeç.

“Numri i fëmijëve palestinezë – qofshin foshnja apo fëmijë në përgjithësi – të vrarë nga ushtria izraelite është i tmerrshëm dhe shkalla e vrasjes së tyre është e paprecedentë në historinë e luftërave moderne”, thuhet në deklaratë.

“Ajo gjithashtu përfaqëson një prirje të rrezikshme të bazuar në dehumanizimin e palestinezëve në Rripin e Gazës. Ushtria izraelite synon palestinezët dhe fëmijët e tyre çdo ditë, në mënyrë metodike dhe gjerësisht në mënyrat më të urryera dhe brutale të mundshme, dhe praktikisht pa pushim për 10 muaj rresht.”