Martirizohen tetë palestinezë në sulmet e regjimit sionist në Gaza
Tetë palestinezë u vranë në sulmet ajrore të mëngjesit të sotëm të regjimit sionist në qendër të Gazës.
Sipas IRNA nga agjencia e lajmeve Sama e Palestinës, avionët luftarakë izraelitë shënjestruan tre shtëpi banimi në kampin Nusirat të vendosur në qendër të Gazës. Tetë palestinezë ranë dëshmorë dhe 28 të tjerë u plagosën. Dje 46 palestinezë ranë dëshmorë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet ajrore të regjimit sionist në zona të ndryshme të Gazës. Pas më shumë se 11 muajve të luftës së regjimit sionist kundër banorëve të Rripit të Gazës, kjo luftë, e cila filloi me dy qëllimet e deklaruara për shkatërrimin e lëvizjes Hamas dhe kthimin e robërve sionistë më 7 tetor 2023, ende nuk i ka arritur objektivat. Ministria e Shëndetësisë e Palestinës në statistikat më të fundit të dëshmorëve dhe të plagosurve të krimeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës njoftoi se që nga data 7 tetor 2023, në këtë rajon kanë rënë dëshmorë 41 mijë e 939 qytetarë palestinezë.