Arrestohen 15 protestues në demonstratat masive në Tel Aviv
(last modified Sun, 15 Sep 2024 07:56:09 GMT )
Shtator 15, 2024 09:56 Europe/Tirane
  • Arrestohen 15 protestues në demonstratat masive në Tel Aviv

Në Tel Aviv mbrëmë janë mbajtur demonstrata të protestuesve dhe familjeve të të burgosurve sionistë.

Kanali 12 i regjimit sionist raportoi se të shtunën në mbrëmje policia arrestoi 15 persona në periferi të demonstratës në Tel Aviv në mbështetje të nënshkrimit të marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve me rezistencën në Gaza. Mijëra protestues sionistë së bashku me familjet e të burgosurve që ndodhen tek grupi Hamas në Gaza të shtunën në mbrëmje mbajtën demonstrata masive në Tel Aviv dhe Kodsin e pushtuar, duke kërkuar nënshkrimin e një marrëveshjeje për armëpushim në Gaza dhe shkëmbimin e të burgosurve. Pas operacioneve psikologjike të rezistencës palestineze në publikimin e një videoje të re të të burgosurve sionistë dhe paralelisht humbjes së ushtrisë sioniste në fushën e betejës dhe tërheqjes nga veriu i Gazës, presioni i opinionit publik në territoret e pushtuara mbi kabinetin e Netanyahut është rritur.

Tags