Rezistenca irakiane sulmon me raketa Palestinën e pushtuar
(last modified Sun, 22 Sep 2024 07:11:23 GMT )
Shtator 22, 2024 09:11 Europe/Tirane
  • Rezistenca irakiane sulmon me raketa Palestinën e pushtuar

Rezistenca islamike e Irakut sulmoi me raketa disa objektiva në territoret e pushtuara palestineze.

Sipas rrjetit al-Mayadeen, rezistenca islamike e Irakut njoftoi se ky sulm me raketa goditi disa objektiva në territoret e pushtuara. Në të njëjtën kohë, ushtria sioniste pretendoi se kishte kapur disa raketa mbi Lartësitë e pushtuara të Golanit, të cilat lëviznin nga Iraku për në tokat e pushtuara. Rezistenca Islamike e Irakut të dielën e kaluar njoftoi për një sulm me dron në qytetin "Haifa" që ndodhet në Palestinën e pushtuar. Në operacionet e kaluara në territoret e pushtuara, Rezistenca Islamike irakiane kishte paralajmëruar se nëse sulmet e regjimit sionist në Rripin e Gazës vazhdojnë, ajo do të intensifikojë operacionet kundër pozicioneve të këtij regjimi. Gjatë operacioneve të ndryshme në territoret e pushtuara, ky grup ka theksuar gjithmonë rolin e tij në mbështetje të popullit të Gazës dhe intensifikimin e sulmeve kundër pushtuesve.

Tags