Grupet e rezistencës irakiane theksojnë mbështetjen e Hezbullahut në Liban
(last modified Tue, 24 Sep 2024 08:07:48 GMT )
Shtator 24, 2024 10:07 Europe/Tirane
  • Grupet e rezistencës irakiane theksojnë mbështetjen e Hezbullahut në Liban

Grupet irakiane të rezistencës njoftuan se do të mbështesin Hezbollahun në përballjen me pushtuesit izraelitë.

Sipas IRNA, një anëtar i lartë i rezistencës islamike të Irakut, i cili kërkoi të mos përmendet, tha se grupet e rezistencës arritën marrëveshje, më e rëndësishmja prej të cilave është të hyjnë drejtpërdrejt në beteja përkrah Hezbollahut libanez kundër çdo operacioni të mundshëm tokësor të armikut sionist. Ky anëtar i lartë i Rezistencës Islamike të Irakut theksoi se operacionet me raketa, dron dhe artileri nga Iraku apo Siria do të vazhdojnë në kuadër të operacioneve kundër objektivave në Palestinën e pushtuar. Gjatë disa muajve të fundit, rezistenca irakiane në mbështetje të popullit të Gazës me dronë dhe raketa ka shënjestruar vazhdimisht pozicionet e sionistëve në territoret e pushtuara.  Ndërkohë, kryeministri irakian Muhamed Shia al-Sudani në një deklaratë tha se në përgjigje të ftesës së autoritetit fetar në emër të qeverisë dhe kombit irakian, nëpërmjet hapjes së një linje ajrore dhe tokësore ai po mundëson dërgimin e ndihmave publike dhe zyrtare në Liban. Të hënën, Koalicioni i Aleancës së Koordinimit Shiit të Irakut lëshoi ​​ një deklaratë ku dënoi sulmet agresive të regjimit sionist ndaj Libanit dhe shpalli solidaritetin e tij me këtë vend dhe Hezbollahun.

Tags