Sulm me dron i Rezistencës irakiane në portin Eilat
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i163072-sulm_me_dron_i_rezistencës_irakiane_në_portin_eilat
Rezistenca Islamike e Irakut njoftoi për një sulm me dron në portin e pushtuar Eilat.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 29, 2024 06:26 Europe/Tirane
  • Sulm me dron i Rezistencës irakiane në portin Eilat

Rezistenca Islamike e Irakut njoftoi për një sulm me dron në portin e pushtuar Eilat.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Rezistenca Islamike e Irakut, përmes një komunikate njoftoi se luftëtarët e këtij grupi, në përgjigje të krimeve të vazhdueshme të regjimit sionist në vrasjen e civilëve dhe në mbështetje të popullit të Gazës e të Libanit, sot (e diel) sulmuan me disa dronë kamikazë një objektiv të rëndësishëm dhe jetik në portin Umm Al-Rashrash (Eilat).

Në këtë deklaratë, Rezistenca Islamike e Irakut theksoi shkatërrimin e pozicioneve të armikut me një tendencë në rritje.

Të shtunën në mbrëmje Rezistenca Islamike e Irakut sulmoi një tjetër objektiv jetik në Tel Aviv.

Në operacionet e kaluara në territoret e pushtuara, Rezistenca Islamike e Irakut kishte paralajmëruar se nëse regjimi sionist do të vazhdonte sulmet në Rripin e Gazës, ky grup do të intensifikonte operacionet kundër pozicioneve të këtij regjimi.

Gjatë kryerjes së operacioneve të ndryshme në territoret e pushtuara, ky grup ka theksuar gjithmonë rolin e tij në mbështetjen e popullit të Gazës dhe intensifikimin e sulmeve kundër pushtuesve.