Tetor 03, 2024 19:31 Europe/Tirane
  • Vazhdon mbështetja e Iranit për Hezbollahun e Libanit

Një delegacion në emër të liderit suprem të Revolucionit Islamik ka udhëtuar në Liban për të shprehur ngushëllimet për familjet e dëshmorëve, veçanërisht dëshmorin “Seyed Hassan Nasrullah”.

Hoxhat al-Islam ue muslemin, Mohsen Qomi, Zëvendësi Ndërkombëtar i Zyrës së Liderit Suprem, tha: Mesazhi i pranisë së delegacionit iranian në rajon është vazhdimi i mbështetjes së Republikës Islamike në fushën humanitare, shpirtërore, materiale dhe ushtarake për Hezbollahun e Libanit. Hoxhatul Islam ue muslemin Mohsen Qomi shpresoi se Zoti i Madhëruar do ta heqë sa më shpejt të keqen e regjimit mizor dhe fëmijëvrasës sionist nga populli i rajonit, veçanërisht nga populli i Palestinës dhe Libanit. Qomi u takua edhe me kreun e parlamentit libanez. Në këtë takim u diskutuan dhe u analizuan zhvillimet në Liban dhe në rajon sidomos kushtet e agresionit të regjimit sionist ndaj Libanit dhe Rripit të Gazës.