Tetor 03, 2024 19:32 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë operacionet ushtarake të Hezbollahut në territoret e pushtuara

Hezbollahu njoftoi se ka lëshuar raketa në zona të ndryshme të territoreve të pushtuara në mbështetje të popullit palestinez dhe libanez.

Hezbollahu i Libanit në një deklaratë njoftoi se në mbështetje të popullit palestinez në Rripin e Gazës dhe mbrojtjen e Libanit, Forcat e Rezistencës Islamike të Libanit shënjestruan me disa raketa pozicionet e armikut në një qytet sionist në veri të territoreve të pushtuara.  Sipas kësaj deklarate, këto raketa goditën drejtpërdrejt dhe saktë objektivat e tyre. Në operacionin e tij të parë, Hezbollahu i Libanit shënjestroi vendin e grumbullimit të ushtarëve të regjimit sionist. Ushtria izraelite ka bërë të ditur se janë vrarë 14 ushtarë sionistë, mes të cilëve 5 komandantë dhe 2 ushtarë izraelitë dhe 7 të tjerë janë plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Hezbollahu gjithashtu sulmoi me raketa dhe dron rajonin Al-Jalil. Nga ana tjetër, sot kanë vazhduar sulmet e regjimit sionist në zona të ndryshme të Libanit. Ushtria sioniste ka vënë në shënjestër edhe një herë periferinë jugore të Bejrutit.  Mëngjesin e sotëm, regjimi sionist sulmoi zonën Al-Bashoura në Bejrut duke përdorur bomba që përmbanin fosfor të bardhë. Sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, në këtë sulm të paktën gjashtë civilë mbetën të martirizuar dhe tetë të tjerë u plagosën.  Gjatë ditës dhe natës së kaluar, pesëdhjetë e pesë persona kanë rënë dëshmorë dhe njëqind e pesëdhjetë e gjashtë të tjerë janë plagosur në sulmet e regjimit sionist. Ministri i Shëndetësisë i Libanit informoi për 11 mijë e 358 dëshmorë dhe të plagosur gjatë sulmeve të regjimit sionist në Liban.

Tags