Tetor 05, 2024 09:44 Europe/Tirane
  • Jemen: Demonstrata masive në mbështetje të popullit të Gazës dhe Libanit

Të premten, populli i Jemenit demonstroi në Sana'a dhe qytete të tjera të vendit në mbështetje të popullit të Gazës dhe Libanit.

Sipas IRNA, televizioni shtetëror jemenas raportoi se miliona demonstrues jemenas morën pjesë në këtë tubim masiv dhe brohoritën slogane duke dënuar heshtjen e vendeve arabe dhe islamike lidhur me krimet e kryera nga regjimi sionist kundër popullit palestinez në Gaza, duke përfshirë gjenocidin, vrasjen, rrethimin dhe urinë që ky regjim i ka shkaktuar popullit palestinez. Pjesëmarrësit në këtë demonstratë përgëzuan reagimin e paprecedentë të Iranit ndaj armikut sionist dhe shënjestrimin e bazave ushtarake të këtij regjimi, si kundërpërgjigje ndaj krimeve barbare të pushtuesve sionistë që kanë bërë kundër kombit palestinez dhe libanez dhe kundër liderëve të rezistencës. Demonstruesit jemenas gjithashtu deklaruan se nuk do të largohen nga rruga e Xhihadit, ndaj së cilës dëshmori Nasrullah ishte gjithmonë besnik. Forcat e ushtrisë jemenase janë zotuar se do të vazhdojnë të sulmojnë anijet e këtij regjimi ose anijet e destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq derisa regjimi izraelit të mos ketë ndaluar sulmet e tij në Gaza.

Tags