Tetor 07, 2024 11:18 Europe/Tirane
  • Trupi i Sejed Hasan Nasrallah do të varroset në Dahiya

Nënkryetari i Këshillit Politik të Hezbollahut, në lidhje me pasardhësin e dëshmorit Sejed Hasan Nasrallah tha: “Hezbollahu do të qeveriset nga një këshill deri në zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm. Zgjedhja e sekretarit të ri të përgjithshëm është një proces që kërkon kohë.”

Sipas agjencisë së lajmeve të Radio-Televizionit të Iranit, nënkryetari i Këshillit Politik të Hezbollahut, Mahmoud Komati, për agjencinë e lajmeve Reuters deklaroi: "Trupi i Sejed Hasan Nasrallah është në Liban dhe do të varroset në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiya kur të krijohen kushtet."

Lidhur me pasardhësin e Sejed Hasan Nasrallah, Komati tha gjithashtu: "Hezbollahu do të qeveriset nga një këshill deri në zgjedhjen e Sekretarit të ri të Përgjithshëm. Zgjedhja e Sekretarit të ri të Përgjithshëm është një proces që kërkon kohë."

Më tej, ai theksoi: "Ajo që është me rëndësi është fakti që të ketë një komandë të përbashkët. Metoda e zgjedhjes së një sekretari të ri të përgjithshëm për Lëvizjen Hezbollah kërkon kohë dhe kërkon kushte të përshtatshme. Për këtë arsye, ne tani jemi duke menaxhuar Këshillin e Lëvizjes."

Seyed Hasan Nasrallah ra dëshmor në sulmin terrorist të regjimit sionist në Bejrut më 27 shtator.